Rama takoi homologun e tij turk

Rama është takuar në Stamboll me homologun e tij turk, Binali Yildirim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar në Stamboll me homologun e tij turk, Binali Yildirim, teksa po merr pjesë në Kongresin Botëror të Naftës, që po mbahet në këtë shtet.

Kryeministri Rama njoftoi me anë të një postimi në Facebook për takimin me homologun e tij turk.

“Me kryeministrin Binali Yildirim për planet e katërvjeçarit të ardhshëm, me synim kryesor fuqizimin e konsiderueshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar”, shkroi Rama.

Back to top button