Rama takon homologun holandez, u diskutua për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të hëne një takim me homologun holandez, Dick Schoof në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të bashkangjitur me disa fotografi, Rama ka treguar se çfarë është diskutuar në këtë takim.

“Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetëm deri pak vite më parë”, ka shkruar Rama./21Media

Back to top button