Rama thotë se do të ndërtohet Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se do të ndërtohet Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

Ai ka thënë se ky project është homazh i përjetshëm për presidentin historik të Kosovës.

“Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova” Jam thellësisht krenar që në kryeqytet do të ndërtojmë Bibliotekën dhe Memorialin “Ibrahim Rugova”, një homazh i përjetshëm për njeriun që na udhëhoqi drejt lirisë. Veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar. Ai ishte më shumë se një lider – ishte simbol i vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen tonë”, shkroi në postim./21Media

 

Back to top button