Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendin Komunal të Prishtinës për mjetet vetanake dhe buxhetin 2026.

Rama përcolli thirrjen për ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, që të miratojë mjetet për buxhetin e Prishtinës.

“Miiratohen në Asamblenë e Kryeqytetit të hyrat e vitit 2024 në vlerë prej 28 milionë euro! Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot. Si dhe 25M të hyra vetanake dhe 10M grant qeveritar, në total 35Milion që ende mbahen të bllokuara dhe që nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit në detyrë për miratim!”, ka thënë Rama.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button