Rama vizitë në Turqi, takohet me Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Turqi për të marrë pjesë në TRT World Forum, një platformë që mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky forum është një platformë e njohur për cilësinë e debatave mbi axhendat globale dhe rajonale.
“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan Kryeministri Rama krahas fotografive ku shfaqet shfaqet pranë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./21Media