Rama-Zelenskyt: Historia e Kosovës na ndihmon ta kuptojmë dhimbjen tuaj

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot përmes platformës Zoom, iu është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi.
Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se historia e afërt me shqiptarët e Kosovës që u shpërngulën dhunshëm nga trojet e tyre dy dekada më parë, i ndihmon qytetarët e Shqipërisë që ta kuptojnë dhimbjen që po e përjeton Ukraina.
”Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainë, tërë Shqipëria dhe gjithë shqiptarët, përfshirë edhe Kosovën jemi rreshtuar krah jush me zemër, me mendje dhe me gjithçka kemi mundur. Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj në tryezën e NATO-s apo në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Rama./21Media

Back to top button