Rama: Zjarrvënësit duhet të marrin dënimin më të rëndë ligjor

Prej disa ditësh Shqipëria është në luftë me zjarret, por situata është vështirësuar nga dita e djeshme.
Duke falënderuar zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët Kryeministri Edi Rama, bëri një apel të fortë, duke kërkuar që ata që shkaktojnë zjarre qëllimisht, të përballen me dënimet më të rënda të mundshme sipas ligjit.
“Falënderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë. Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”, shkroi Rama./21Media