Ramadani: Çdo manipulim i votës është shkelje e vullnetit qytetar

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me manipulimin e votës të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ramadani ka thënë se çdo ndërhyrje në procesin e votimit përbën shkelje të drejtpërdrejtë të vullnetit qytetar.

Derisa ka shtuar se mbetet i palëkundur në qëndrimet e tij, pavarësisht përballë kujt ndodhet.

“Më fyejnë e më terrorizojnë edhe votat e shtuara, edhe votat e hequra. Çdo manipulim i votës është shkelje e vullnetit qytetar dhe dëmtim i demokracisë. Kjo është e tmerrshme! E papranueshme! E gërditshme!
Jam ushtar i demokratizimit të shtetit e shoqërisë sonë. Pavarësisht përballë kujt, qëndroj njëjtë gjithmonë. #ShtetiLigjor”, ka shkruar ai.
Back to top button