Ramadani i reagon Sveçlës: Besoj se ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie

Ish kryeinspektori i AKI- së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Sveçla i cili ka mohuar se është sulmuar në Liqenin Ujmanit.
Kujtojmë se Ramadani paraprakisht ka thënë në fillim të korrikut ministri i Brendshëm është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman.
Derisa në reagimin e sotëm Ramadani ka thënë se është “rrënqethur nga fryma patriotike e amanetit të Xhelal Sfeçlës”, derisa ka shtruar një pyetje “veç nuk e di ku të pati mbetur amaneti gjatë luftës”.
Besoj që pate dezertuar apo jo? Apo ndoshta trimërisht e ke zbatuar “planin taktik IBSTL”?! Njëjtë më rrënqeth edhe pasioni i një të afërmit tënd që, në emër tënd, guxon të merr në pyetje tjerët. Madje, më rrënqethin edhe ata dëshmitarë që kanë qenë aty dhe s’kanë bërë zë! Por, nuk është tema kjo pjesë!”
Ramadani ka thënë se puna e tij në AKI ka përfunduar me nder dhe falënderim publik më 21 dhjetor 2022.
“Tek e fundit, nuk ke Verifikim të Sigurisë ti për të ditur gjë për punën time! Je Ministër i Punëve të Brendshme, por kurrë nuk ke njoftuar nëse i je nënshtruar Verifikimit të Sigurisë, gjë që Ligji e kërkon qartësisht dhe pa asnjë dilemë! Sepse, vetëm Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk kanë nevojë për Leje të Sigurisë! Ti duhesh! Nënshtroju Verifikimit të Sigurisë, sepse shteti duhet të të Verifikojë. Duhet të dihet kush je ti! Jo pse po aludoj gjë, por Ligjit i nënshtrohemi të gjithë njësoj! Unë për dallim nga ti, si zëvendës-ministër iu pata nënshtruar Verifikimit të Sigurisë. Sidoqoftë, nuk besoj që ndonjëherë në jetë kam fabrikuar gjë.”
Besoj se ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie.”, ka shkruar Ramadani.
Derisa në fund e ka pyetur ministrin se kur do të hapet Ura e Ibrit./21Media