Ramadani: Nga hulumtimet e provat paraprake, dyshohet se Omicron mund te jetë me i rëndë se Delta

Që nga konfirmimi i rasteve të para me variantin Omicron në Afrikë të Jugut, Holandë, Spanjë, Japoni e së fundmi edhe në SHBA, kryesisht në Kaliforni, vendet janë alarmuar për kujdes të shtuar në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij varianti.
Kështu, infektologu Hamdi Ramadani në emisionin debatues “Click” në RTV21 ka thënë se hulumtimet e bëra deri më tani dhe provat paraprake dyshohet se Omicron mund të jetë më i rëndë se Delta.

Tutje, Ramadani tha se krahasuar me variantin Delta, varianti Omicron po bën më shumë mutacione./21Media

Back to top button