Ramadani paralajmëron padi ndaj deputetit Rexhaj: Ai merr vesh në siguri, sa pula në telefon

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjence, Burim Ramadani, ka thënë se deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, merr veshnë siguri e në konceptet e luftës hibride sa pula në telefon.
Ramadani tha se ka përshtypjen se idiot të dobishëm po lulëzojnë anekënd.
Ky reagim i Ramadanit erdhi pas një deklaratë të deputetit Rexhaj se Burim Ramani mund të jetë pjesë e luftës hibride të Vuçiqit dhe se sipas tij prej se është shkarkuar nga AKI-ja i duket shumë dorëlire me inflacionet nga burimet e tij.
Ramandani tutje tha se duhet ngritur niveli i VV-së, kur duan të flasin me të.
Ramadani paralajmëroi padi në Gjykatë, ndaj deputetit Rexhaj.