Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trumpit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Washington D.C.
Për rtv21.tv kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i kësaj partie, Kushtrim Xhemaili.
Ai tha se kreu i AAK-së ka ftesë dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit më 20 janar.
Inaugurimi është planifikuar nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese. Ngjarjet përfshijnë betimin dhe fjalimin inaugurues.