Ramush Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në selinë e saj, ka shtruar iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, tha se në iftarin për BIK-un, në krye me Naim Tërnavën, shprehu “vlerësimin tim për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në të gjitha periudhat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”.

“Me dëshirë të jemi bashkë, si gjithmonë, në kultivimin e traditave tona të përhershme, i uroj të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, vëllezërve e motrave në diasporë dhe në trojet shqiptare, agjërim të lehtë e të pranueshëm në ditët e mbetura të Ramazanit”, tha ai.

Back to top button