Raporti i CorrWatch: Prokurimi publik mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit

CorrWatch ka shtyrë ndërmarrjet publike drejt një transparence më të madhe dhe llogaridhënie më të madhe. Ndërsa, prokurimi publik vazhdon të mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit.
Kështu u tha konferencën e Tretë Vjetore me temë “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”, të organizuar nga CorrWatch, nismë e konsorciumit të përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).
Drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha-Stublla tha se qasja e CorrWatch ka treguar efektivitet të lartë në adresimin e shkeljeve ligjore dhe anulim të proceseve.
Si sfidë ajo ka identifikuar mos lejimin e monitorimit të disa proceseve publike.
“Si CorrWatch kemi shtyrë ndërmarrjet publike drejt një tansparence më të madhe dhe llogaridhënie më të madhe duke bërë një numër të madh të tyre të publikojnë edhe vendimet e Bordeve praktikë kjo që nuk ka qenë e domosdoshme në të kaluarën.. 05’38 Një ndër sfidat kryesore që e ka karakterizuar këtë vit ka qenë mungesa e transparencës apo mos lejimit i monitorimit nga disa institucione të ndryshme në komponentë të ndryshme si Ministria e Financave në rekrutim të disa pozitave, MINT gjithashtu, KPPM dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor…06’59 Përkundër sfidave në shumë raste puna dhe qasja e CorrWatch ka treguar efektivitet të lartë veçanërisht në adresimin e shkeljeve ligjore që mund të ndodhin në fazat e hershme të proceseve. Kemi reduktuar ndjeshëm rreziqet e mundshme si të shkeljeve por edhe të anulimit të proceseve”, tha ajo.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves theksoi se vetëm duke e luftuar korrupsionit Kosova mund t’i afrohet Bashkimit Evropian.
Sipas tij shoqëria civile e ka ndihmuar Kosovën për të forcuar transparencën.
“(10:59) Luftimi i korrupsionit nuk është vetëm gjëja e duhur për vendin. Është gjithashtu, siç e dini të gjithë, një kërkesë kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, një rrugëtim që, siç na thuhet rregullisht, 92% e popullit të Kosovës dëshiron ta përfundojë. Falë shumë prej jush, Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Dhe CorrWatch ka luajtur një rol kryesor në këtë proces….(12:18) Shoqëria civile po hedh dritë mbi keqpërdorimin e fondeve publike, duke u përputhur me rekomandimet e BE-së për Kosovën për të forcuar transparencën financiare dhe masat kundër korrupsionit….(13:27) BE-ja e ka bërë të qartë se për të avancuar në procesin e anëtarësimit, Kosova duhet të sigurojë hetime të pavarura, të ndjekë penalisht rastet e korrupsionit në nivele të larta dhe të zbatojë plotësisht reformat gjyqësore që janë në proces”, theksoi ai.
Raporti i CorrWatch i cili u prezantua nga hulumtuesja në GLPS-së, Ema Pula thotë se në proceset rekrutuese shqetësim kryesor ishte numri i lartë i ushtrueseve të detyrës në pozitat e larta publike.
Sipas saj kjo gjendja ka nis të përmirësohet dhe se në vitin 2024 janë hapur gjithsej 74 konkurse, ndërsa në vitin 2023 kanë qenë vetëm 20.
“Numri i lartë i ushtruesve të detyrës e keni parë të gjithë që CorrWatch ka reaguar në vazhdimësi lidhur me këtë fenomen të rrezikshëm dhe në shtator të vitit 2024 ka ringritur në diskursin publik këtë problem duke pas parasysh tejkalimet ligjore pas një kalimit të afatit një vjeçar e që vendimet e drejtorët drejtues do të duhet të ishin të paligjshme. Megjithatë tashmë kemi një numër më të vogël të ushtruesve të detyrës kur flasim për sekretar në ministri, tashmë janë vetëm dy ushtrues detyre në Ministri të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe në MINT”, tha ajo.
Raporti thotë se sikurse edhe vitet e kaluara prokurimi publik vazhdon të mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit.
Të dhënat e këtij raporti tregojnë se të gjitha institucionet kanë pas një planifikim të dobët dhe ambicioz.
“Të dhënat e monitorimit tregojnë se për gjatë kësaj periudhe kemi pas planifikim të dobët, ambicioz nga të gjitha institucionet. Nga ana tjetër korniza legjislative mbetet ende e papërmirësuar dhe as këtë vit edhe pse në agjendë legjislative nuk kemi pas një njoftim lidhur me ligjin e ri për prokurimin publik… Ministria për Komunitete dhe Kthim ka 75% të zbatimit, performancë më të mirë e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes, Zyra e Kryeministrit dhe MAPL, shkallën më të ulët të zbatimit e ka Ministria e Kulturës me 12% dhe ajo e Ekonomisë me 8%. Në anën tjetër një gjë e që kemi vërejtur që shumë ministri kanë vazhduar me aktivitete jashtë planit të prokurimit, shohim këtu MKRS me numrin më të madh të aktiviteteve”, tha ajo.
Sa i takon lëshimit të licencave, lejeve dhe tarifave CorrWatch i është mohuar pjesëmarrja aktive në monitorimin e procesit të lëshimit të lejeve pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Konferenca “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë” është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike në Kosovë, projekt ky i cili financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë