Raporti i DASH-it: Kosova ka ndërmarrë hapa të besueshëm, por jo konsistent për ndëshkimin e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave

Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) ka publikuar raportin lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë për vitin 2024.  Sipas këtij raporti në Kosovë nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut.

Sipas këtij raporti Qeveria e Kosovës ka marrë ka marrë hapa të besueshëm, por jokonsistent në identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave.

Po ashtu në raport thuhet se nuk pati raporte të besueshme për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Raporti përfshin edhe gjetje për lirinë e mediave, të drejtat e punëtorëve, kushtet e punës dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit, duke theksuar se disa nga proceset institucionale mbeten të ngadalta dhe jo gjithmonë të qëndrueshme.

Back to top button