Raporti negativ për lirinë e medias, Qeveria me arsyetime, opozita me kritika

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se raporti i Reporterëve pa Kufij nuk duhet të jetë dekurajues, pasi sipas tij, nuk ka qenë vit i lehtë, për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri.

Dy çështjet kyçe, sipas tij, që kanë diktuar renditjen e Kosovës në indeks, janë protestat në veri , ku ka pasur sulme ndaj gazetarëve, që siç tha Kryeziut janë kryer nga “bandat kriminale të strukturave paralele të Serbisë.

“Në veri Polica e ka bërë të mirën e mundshme që të ofrojë siguri për të gjithë. Veriu i rrezikshëm ka qenë edhe për vetë Policinë e Kosovës. Një vit pas, atje ka më shumë siguri për raportim të mediave nga terreni se që ka pasur në të kaluarën. Ky nuk është sukses vetëm i institucioneve të sigurisë, por edhe i gazetarëve dhe mediave që përmes raportimeve të guximshme e shpalosën të vërtetën e ngjarjeve të majit dhe qershorit – duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në mbrojtjen e kushtetutshmërisë.

Për Reporterëve pa Kufij reagoi edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka. Ai tha se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit, është bërë bazuar në elemente që nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.

Në një vijë me të është edhe zëdhënësi i partisë në pushtet Arlind Manxhuka, sipas tij Kosova shënoi rënie prej 8 pikësh për siç tha elemente krejtësisht të qarta, e që nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.

“ Kosova ka qenë shtet i kapur kur VV ka marrë pushtetin. Sot ajo mendësi nuk ekziston më. Por, elementet e shtetit të kapur ishin jo vetëm në politikë e qeveri por edhe te tajkun të mediave. Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira”.

Edhe pse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës akuzoi stafin e presidentes Osmani për sulme ndaj gazetarëve nëpër rrjete sociale, presidentja vendosi që të mos komentojë këto pretendime.

“Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë dhe të vërtetën. Lajmet e rreme minojnë demokracinë e paqen e në raste të caktuara edhe sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë nacionale. Vetëm bashkërisht mund ta mirëmbajmë një ambient ku e vërteta mbizotëron ndaj lajmeve të rreme dhe ku media është e lirë ta përmbushë rolin e saj.
Për gjendjen e lirisë së shtypit reaguar edhe partitë opozitare, të cilët kritikuan pushtetin për sulm ndaj mediave.

“Këto veprime të pushtetit janë tregues i një tendence më të madhe, më shqetësuese drejt shtypjes së medias dhe ndërhyrjes politike. Shkelje të tilla kërcënojnë parimet themelore të demokracisë dhe heshtin zërat kritikë që janë të nevojshëm për funksionimin e shëndetshëm të shoqërisë dhe shtetit tonë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh alarmues këtë raport, i cili flet për ambientin tejet shqetësues të të bërit gazetari në Kosovë. Në Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, duhet të kujtojmë dhe vlerësojmë rëndësinë jetike të një shtypi të lirë dhe të pavarur, që është themeli i demokracisë.

“Sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave! Shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara ndaj mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias.

”Kosova në një periudhë të ngushtë kohore u përball me tre raporte negative për sa i përket lirisë së mediave./RTV21/21Media

Back to top button