Raportohen afro 5 mijë euro false në Lipjan, monedha 2 euroshe

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në Lipjan.

“Kam Marketi, Lipjan – Data dhe koha e incidentit e panjohur. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Paratë janë konfiskuar, ndërsa rasti ka shkuar në hetime.

Back to top button