Raportohen katër raste të parave të falsifikuara në Prishtinë

 
Policia e Kosovës njofton se vetëm gjatë ditës së djeshme u raportuan katër raste të parave të falsifikuara në Prishtinë.
Monedhat kryesisht kanë qenë 100 euroshe, ndërkohë policia bën të ditur se se rastet janë nën hetime
“ Prishtinë 11.03.2022-13:40. Ankuesja femër kosovare zyrtare e Bankës ka raportuar se gjatë deponimit të disa të hollave nga dëshmitarja, ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë prej 100 € që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe proceduar të mëtutjeshme hetimore.
• Prishtinë, 02-12.03.2022 -NN. Nga ankuesi mashkull kosovar është raportuar se në zyrat e Bankës janë hasur para që dyshohet të jenë të falsifikuara me vlerë rreth 631 euro e që ato para janë grumbulluar në pika nga disa kompani të ndryshme që i kanë sjellur parat aty. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti si me lartë. Rasti është duke u hetuar.
• Prishtinë, 14.03.2022-18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne kioskën e tij i ka dy monedha nga 100 euro te cilat i janë dhënë nga një i dyshuar e që dyshon të jenë të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime.
• Prishtinë, 14.03.2022-17:15. Ankuesi mashkull kosovar punëtor i një pompë të derivateve ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.”, njofton policia./21Media

Back to top button