Raportohen shpërthime në tri rajone ruse në kufi me Ukrainën 

Shpërthime u dëgjuan në tre rajone ruse në kufi me Ukrainën, njoftuan autoritetet lokale dhe media shtetërore ruse.
Zjarri në depo në Belgorod: Shpërthimi u pasua nga një zjarr në depon e municioneve në fshatin Staraya Nelidovka, rreth 10 milje në veri të kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorti rajonal Vyacheslav Gladkov.
Shpërthime në Kursk: Në rajonin e Kursk, banorët “dëgjuan shpërthime” rreth orës 2:45 të mëngjesit me orën lokale.
Shpërthimet në Kursk vijnë vetëm dy ditë pasi dy dronë ukrainas u rrëzuan nga ekuipazhet ruse të mbrojtjes ajrore në fshatin Borovskoye të rajonit, sipas Starovoyt.
Dy goditje të forta u dëgjuan nga banorët në lagjen Shilovo të qytetit rus Voronezh në orën 4:40 të mëngjesit.
Voronezh ndodhet afërsisht 200 milje nga kufiri ukrainas dhe është një qendër kryesore ushtarake dhe transporti.
Zyrtarët rusë kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për sulme ndërkufitare ndaj depove të karburantit dhe instalimeve ushtarake, pretendime për të cilat agjencitë e qeverisë ukrainase thonë se synojnë të nxisin “ndjenjën anti-ukrainase”./21Media

Back to top button