Raportohen të zhdukur tre persona brenda një dite

Tre persona janë raportuar të zhdukur më 11 nëntor në Policinë e Kosovës.
Policia ka njoftuar se rastet janë, një në Obiliq, e dy persona të tjerë janë raportuar të zhdukur në Kamenicë.
Në Obiliq, një grua raportoi se viktima mashkull ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dinte vendndodhja e tij.
Ndërsa, në Kamenicë ankuesi ka raportuar se dy viktima femra janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre.