Raportohet e zhdukur një grua në Ferizaj

Një person ka raportuar zhdukjen e një gruaje në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima raportohet e zhdukur nga 21 shtatori.

“Ferizaj 21.09.2025-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen saj. Rasti po hetohet nga ekipet relavante policore”, thuhet në raport.

Back to top button