Raportohet një grua e zhdukur në Gjakovë

Një burrë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës në Gjakovë, pasi nuk e di vendndodhjen e gruas së tij.

Sipas raportimit të tij në Polici, gruaja është larguar nga shtëpia të mërkurën dhe se nuk dihet gjë për vend ndodhjen e saj.

Ndrkaq sipas policisë, rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport.

Back to top button