Raportohet për gjashtë raste të dhunës në familje
Gjatë 24 orëve të fundit në Polici janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë rastet e dhunës janë nga Prizreni(3), Malidheva(2) dhe Gllogoci.
Dje në Prizren një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga babai i tij i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Gjithashtu dje në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti i tretë i dhunës në familje është paraqitur po ashtu në Prizren, ku dje një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre dy vjeçar dhe më pas ka sulmuar fizikisht edhe ankuesin. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Malishevë është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie e a kanosur femrën me të cilën bashkëjetonte. Me vendim të prokurorit, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Gjithashtu një burrë nga Malisheva dje e ka rrahur nipin e tij të mitur dhe me këtë rast është arrestuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.
Një çift nga Gllogoci janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregulltë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?