Raportohet për lëndimin e një fëmije në një çerdhe në Lipjan, intervistohet edukatorja

Një fëmijë në një çerdhe në Lipjan raportohet se është lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar një edukatore e kopshtit.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv tha se janë intervistuar ankuesja dhe e dyshuara.

Ajo gjithashtu njoftoi se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar”.

“Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, tha ajo./21Media

Back to top button