Kaloni te përmbajtja kryesore

Raportohet për një mjet të dyshimtë në rrugën “B”, Policia jep detaje për RTV21

Një pjesë e rrugës “B”, në Prishtinë sonte është mbyllur  për qarkullim pas pranimit të informatës për dyshimet që lidhen me një mjet të dyshimtë në këtë rrugë.

Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuara zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button