Raportohet se është rrokullisur nga djepi, policia konfirmon humbjen e jetës së foshnjës

Një foshnjë ka vdekur në rrethana të dyshimta të mërkurën në Podujevë, njofton policia e Kosovës.
“Një foshnje është dërguar në emergjencë pa shenja jete nga familjarët. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e policisë.
Në media raportohet se foshnja dyshohet që është rrokullisur nga djepi dhe si pasojë e saj ka humbur jetën.