Raportuesit e APKE-së në Maqedoni
Do të bisedohet për obligimet dhe angazhimet nga Këshilli i Evropës
Raportues të Komisionit për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare, të ndërmarra gjatë pranimit në Këshillin e Evropës, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
Eurodeputetët Lise Kristofersen nga Norvegjia dhe Valeriu Gileçi nga Rumania, si raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), siç u paralajmërua, duhet të takohen me presidentin e Republikës së Maqedonisë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues qeveritar, liderë të grupeve politike dhe Prokuroren speciale publike, si dhe përfaqësues të OJQ-së, mediave dhe organizatave ndërkombëtare.
Takimi me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferin, siç u paralajmërua, do të mbahet sot pasdite në Kabinetin e tij.
Tema të vizitës së punës të raportueseve janë ngjarjet të cilat vijuan pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit 2016, si dhe progresin e përgjithshëm lidhur me obligimet dhe angazhimet nga Këshilli i Evropës./21Media