Rashiq për sulmin në veri: Ka vepruar një formacion paraushtarak, Vuçiq po manipulon

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka theksuar se nata në Banjskë të Zveçanit ka kaluar e qetë dhe se ngjarjet e djeshme kanë qenë shkatërruese, të cilat sipas tij do të sjellin vetëm disa efekte të reja.

“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas. Dje ka qenë në veprim një lloj formacioni paraushtarak që veproi në një mënyrë që, së pari, për mendimin tim është absolutisht jonormale dhe se ndodh një vrasje e një polici dhe më pas që manastiri dhe rrethinat e tij përdoren për veprime të mëtejshme, dhe besoj se kjo nuk na ndodh kurrë ne besimtarëve serbë”, thotë Rashiq, raporton Nova.rs.

Ai shtoi se e gjithë kjo e bën edhe më absurde këtë ngjarje.

“Është e sigurtë që hetimet për autorët do të vazhdojnë, ju e dini që ishin rreth tridhjetë të tillë, gjë që më tej çon në faktin se do të ketë tension dhe se ka një kapacitet që qytetarët tanë të jenë nën presion dhe të theksojnë se ndodh çdo ditë dhe jo vetëm në Banjskë por edhe në të gjitha vendet tjera ku jetojnë serbët”, tha ai.

Rashiq ka theksuar më tej se e ka ndjekur konferencën e djeshme për media të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Nuk e besoja se do të ndodhte, duke e ditur se si mund të manipulojë, por e pashë për herë të parë dhe u konfirmua edhe një herë që presidenti Vuçiq nuk mund të shqiptojë asnjë fjali të zgjatur pa qenë gënjeshtër, insinuatë serioze dhe manipulim. Ai nuk tha asgjë, e shihni vetë se çfarë do të thotë, fajëson serbët e Kosovës, distancohet prej tyre, nuk është asnjë lloj akti edhe pse ka shprehur ngushëllimet për policin e vrarë. Në anën tjetër, ai thotë se janë vetë serbët e Kosovës që u organizuan, u rebeluan dhe çfarë do të thotë kjo, nëse do të thotë se ai e përkrah në atë mënyrë që disa grupe të qytetarëve duhet të organizohen me pajisjet e tyre që kishin për të tentuar të bëjnë diçka kundër rendit”, shtoi Rashiq

Back to top button