Rast i rrallë: Në Gjinekologji u lind një foshnje afër 6.5 kg

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka ardhur në jetë një foshnje me peshë rreth 6.5 kilogramë. Kështu duke u cilësuar si rast unik në historinë e Klinikës.
Nëna 30-vjeçare nga Drenasi ka lindur me operacion sot në këtë klinikë. Sipas njoftimit, gjendja e saj shëndetësore dhe e fëmijës është e mirë.
“Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion. Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./21Media 

Back to top button