Rast i rrallë, një fetus hiqet nga truri i 1-vjeçares

Fetusi i binjakëve është hequr me kirurgji nga kafka e motrës së tij njëvjeçare në Kinë – që shënon një anomali mjekësore të regjistruar vetëm disa herë.
Mjekët thanë se fetusi kishte zhvilluar gjymtyrët e sipërme, kockat dhe madje edhe thonjtë e duarve, që do të thotë se kishte mundësi të vazhdonte të rritej për muaj të tërë ndërsa ishte brenda motrës së tij.
Fetusi – i cili ishte rreth 10 cm i gjatë u zbulua vetëm kur prindërit e çuan vajzën e tyre për skanime në spital, sepse ajo kishte një kokë të zmadhuar dhe probleme me aftësitë motorike, shkruan Daily Mail.
“Fetus-in-fetu” është termi mjekësor për fenomenet e rralla në të cilat njëri binjak zhvillohet fizikisht brenda një tjetri.
Vetëm rreth 200 raste janë dokumentuar ndonjëherë, nga të cilat vetëm 18 kanë ndodhur brenda kafkës.
“Fetus-in-fetu” është zbuluar gjithashtu në legen, gojë, zorrë dhe madje edhe në skrotum.
Gjendja shkaktohet nga ndarja jo e plotë e binjakëve identikë, të cilët formohen kur njëra vezë ndahet. Mjekët nuk e dinë saktësisht se si ndodh kjo.
Disa kanë teorizuar se binjaku i shëndetshëm lidhet me nënën nëpërmjet placentës, ndërsa tjetri lidhet me enët e gjakut të binjakut. Ndërsa binjaku më i madh rritet, binjaku më i vogël përthithet në barkun e tyre. Shkencëtarë të tjerë kanë sugjeruar se kjo ndodh si rezultat i ndarjes së vonë të qelizave.
Fetusi i paqëndrueshëm mund të vazhdojë të zhvillohet për disa javë dhe muaj brenda vëllait të tij – madje duke formuar organe, kocka dhe gjymtyrë.
Vajza, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur ishte dërguar në spital pasi i ishin shfaqur probleme me aftësitë njohëse.
Nga skanimet e CT-së doli që motra e tij e palindur ndodhej në trurin e vajzës.
Ajo kishte gjithashtu hidrocefalus, që nënkupton grumbullimin e lëngjeve thellë brenda trurit që mund të shkaktojë zmadhim të kokës, përgjumje ekstreme dhe kriza.
Mjekët kanë thënë se fetusi ka vazhduar të mbijetojë edhe një vit pas lindjes së motrës së tij pasi furnizohej me gjak nga motra.
Vetëm 18 raste të tilla janë shënuar në botë deri tani.
Mjekët në Tajlandë kanë gjetur tre fetusa Brenda trurit të një vajze të palindur.
Një rast tjetër ishte shënuar në vitin 2015 po ashtu në Kinë, kur mjekët gjetën një fetus të palindur brenda qeses skrotale të binjakut të saj mashkull./21Media

Back to top button