Rasti “Brezovica”, janë ngrirë afër 6 milionë euro

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, sonte në konferencë për media deklaroi se afër 6 milionë euro janë ngrirë në rastin “Brezovica”, i nisur nga 21 dhjetori 2021, i cili vazhdoi edhe sot në disa lokacione.
Maloku tha se shumica e mjeteve janë të të pandehurve, ndërsa një pjesë janë nga familjarët e tyre, që dyshohet se janë fituar si dobi pasurore nga veprat penale.
Tutje, ai shtoi se për këtë rast, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
Në konferencë për media të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, u bë e ditur se në aksionin e sotëm të rastit “Brezovica”, tre persona u ndaluan, ndërsa pesë të tjerë janë në kërkim./21Media

Arrestohen 7 persona në operacionin “Brezovica”, 2 janë zyrtarë të ministrisë së Mjedisit

Back to top button