Rasti i 100 vjeçares për të cilën raportoi RTV21 shkaktoi debat në KQZ

Asistenca në votim për personat që nuk dinë shkrim lexim ishte temë debate mes anëtarit të KQZ-së nga PDK-ja, Arjanit Elshanit dhe anëtarit nga Vetëvendosje.

Elshani kërkoi sqarim për rastin e 100 vjeçares nga Fushë Kosova për të cilin raportoi RTV21, e cila nuk arriti të votojë për shkak të asistencës.

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar ofrimin e asistencës, duke argumentuar se kjo mund të cenojë të drejtën për të votuar të individit.

Në anën tjetër,  Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka sqaruar se personat që nuk dinë shkrim dhe lexim kanë të drejtë të votojnë me asistencë, por asistenca mund të shkojë deri te kutia e votimit./21Media

Back to top button