Rasti i 30 vjeçarit në Prizren, reagojnë aktivistët e komunitetit rom
Një rast i rëndë ka ndodhur më datë 11.06.2025, në ora 11:50, është raportuar rasti “Lëndim i rëndë trupor” nga qytetari M.M., mashkull, 30 vjeç, banues në Prizren.
Lidhur me këtë rast kanë reaguar përfaqësuesit e Rrjetit të OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe Luftimin e Diskriminimit Etnik.
Nga këto OJQ thonë se fatkeqësisht këto raste të tilla nuk janë të izoluara dhe se ato janë pasojë e një fryme të
vazhdueshme të mungesës së barazisë, ndërgjegjësimit institucional dhe tolerancës ndaj
diskriminimit etnik.
Komunikata e plotë
“Ne, përfaqësuesit e Rrjetit të OJQ-ve për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom, Ashkali
dhe Egjiptian dhe Luftimin e Diskriminimit Etnik, shprehim indinjatën dhe shqetësimin e thellë
për sulmin brutal dhe çnjerëzor ndaj një anëtari të komunitetit rom, M.M., i cili më 9 qershor
2025, u sulmua në mënyrë të tmerrshme teksa po shkonte në punë për të siguruar jetesën për
familjen e tij.
Ky akt dhune është jo vetëm një sulm ndaj një individi të pafajshëm, por edhe një tregues i qartë
i përjashtimit, diskriminimit dhe pasigurisë me të cilën përballen komunitetet rom, ashkali dhe
egjiptin në Kosovë. Fatkeqësisht, raste të tilla nuk janë të izoluara. Ato janë pasojë e një fryme të
vazhdueshme të mungesës së barazisë, ndërgjegjësimit institucional dhe tolerancës ndaj
diskriminimit etnik.
E drejta për jetesë dinjitoze, liri dhe siguri janë të garantuara për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa
dallim etnie apo përkatësie tjetër.
Në këtë drejtim, ne i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse, të ndërmarrin veprime të
menjëhershme dhe të garantojnë se drejtësia do të vihet në vend pa vonesë dhe pa përjashtim.
Ngjarja në fjalë është një thirrje e fortë për reflektim të thellë si shoqëri. Dhuna dhe diskriminimi
nuk kanë vend në një shtet që synon barazi dhe drejtësi për të gjithë qytetarët e vet.
Në emër të solidaritetit njerëzor, ne i urojmë viktimës shërim të shpejtë dhe qëndrojmë pranë tij
dhe familjes së tij në këtë kohë të vështirë. Rrjeti ynë mbetet i përkushtuar në luftën për një
shoqëri të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të sigurt për të gjithë. /21Media
Policia kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve që rrahën 30-vjeçarin në Prizren
Prokuroria: Një pjesëtar i komunitetit rom është sul*muar në Prizren, po analizohen video-incizimet