Rasti i abortit të paligjshëm në Podujevë, flet Prokuroria për RTV21

Dy gra janë arrestuar dje në Podujevë, pasi njëra dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm dhe tjetra i ka ndihmuar.
Në raport të Policisë thuhet se më pas shtatzëna ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.
Lidhur me rastin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk kanë dhënë informata shtesë “për shkak të ndjeshmërisë së rastit”.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për portalin rtv21.tv se ato dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.
“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe të fazës hetimore në të cilën gjendet kjo çështje, nuk mund të japim informata të tjera”, ka thënë Ulaj./21Media