Rasti “Monstra”, arrestohet në Kosovë Alil Demiri

Nga MPB për TV21 kanë konfirmuar se në Kosovës është arrestuar Alil Demiri, i kërkuar për rastin “Monstra”. Demiri deri tani ka qenë në arrati, ndërsa nga gjykata në Maqedoni është i dënuar me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”.

“Policia e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë, sot (24.08.2023), ka privuar nga liria Alil Demirin (38), në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RMV-së, i kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1, për veprën penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal, në lidhje me vrasjen e rëndë të pesëfishtë në liqenin e Smilkovës. Sipas informacioneve të marra nga policia e Kosovës, ai do të paraqitet para gjykatësit kompetent”, thonë nga MPB për TV21.

“Monstra” fillimisht u rikthye në gjykim në vitin 2017, ndërsa nga gjithë procesi i rigjykimit nga akuza u lirua vetëm Sami Luta. Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës për veprën “terrorizëm” me burg të përjetshëm u dënua Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq. Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë” ndërsa Haki Aziri me 9 vite burg, gjithashtu për “ndihmë”./tv21.tv

Back to top button