Rasti “Subvencionet V”, ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj 18 të pandehurve me inicialet K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M në rastin e njohur si “Subvencionet V”. Aktakuza është ngritur për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, ushtrim i ndikimit, si dhe mashtrim me subvencione.
Aktakuza është ngritur kundër tetë pandehurve si persona zyrtarë, prej tyre katër janë nga Ministria e Bujqësisë, dy janë zyrtarë nga regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një zyrtar në Komunën e Kllokotit, një zyrtar në Komunën e Vitisë dhe 10 të pandehur të tjerë janë qytetarë. Prokuroria Speciale ka propozuar të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184 mijë eur