Ratifikohen tri marrëveshje të Procesit të Berlinit

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit.
Bëhet fjalë për marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrëveshje përfshihet edhe lëvizja me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën.
Kuvendi këtë marrëveshje e ratifikoi me 82 vota për, asnjë votë, asnjë kundër. Kuvendi Kosovës ratifikoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 84 vota për./21Media

Back to top button