Reagime: “I ka dalë boja raportit të OKB-së mbi Kosovën”

Haradinaj: Raporti nuk është reflektim i së vërtetës.-Haxholli: Serbia po tenton ta paraqes Kosovën si vend jo stabil.-Hoti: Raporti tre mujor i panevojshëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në raportin e rregullt tre mujor për Kosovën ka thënë se taksa e vendosur për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës ka rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.  Ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj duke thënë se ky raport nuk pasqyron të vërtetën për Kosovën. Përndryshe këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk ka arritur që të ketë konsensus për miratimin e rendin e ditës për mbledhjen e muajit shkurt për shkak të mospajtimeve rreth asaj nëse duhet të vazhdojë edhe më tej praktika e raportimit tremujor për misionin e UNMIK-it në Kosovë. SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania e kanë kundërshtuar idenë që të  ketë raportim çdo tre muaj të Sekretarit të Përgjithshëm për misionin e UNMIK-ut për Kosovën./21Media


 

Back to top button