Reagime pas ofendimit të Mimoza Kusari-Lila
RrGG: Ofenduesit duhet të paditen
Prostitutë politike” e quajti, kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën, kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, gjë që nxiti reagime të shumta.
Kjo fyerje, e një dite më parë, e kryetarit të degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, pas prishjes së koalicionit me PDK-në në këtë komunë, nxiti reagime të shumta.
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, e dënojnë rëndë gjuhën seksiste, si dhe çfarëdo lloji të justifikimit të diskriminimeve të tilla gjinore që shkelin ligjet e Kosovës. Ky rrjet konsideron se, deklarata e tilla janë absurde dhe shumë ofenduese për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës, sidomos për gratë në politikë dhe vendim-marrje./21Media