Reagimi emocional i Messit kur sheh festimet pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Amerikës

Lionel Messi ka fituar një numër tejet të madh të trofeve përgjatë karrierës së tij fantastike të futbollit.
Te Barcelona, Messi e fitoi La Ligan plot 10 herë, triumfoi në Kupën e Mbretit në shtatë raste dhe fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve.
Messi gjithashtu ka një numër të pabesueshëm të çmimeve individuale mbi emrin e tij. Shtatë Topat e Artë të 35 vjeçarit janë një rekord i të gjitha kohërave, siç është numri i tij i gjashtë këpucëve të arta evropiane.
Por trofeu i vetëm që ka vlerën më të madhe për Messin është ai i Kupës së Amerikës.
Pas një dekade me dështime në fanellën e Argjentinës, ylli i Paris Saint-Germain më në fund e fitoi një trofe të madh ndërkombëtarë verën e kaluar.
Messi ishte ndër kryesorët për suksesin e arritur të kombëtares së tij. Ai e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit duke kontribuar me katër gola dhe pesë asistime.
Messi nuk e shënoi golin e fitores në finalen e Argjentinës ndaj Brazilit, pasi që ai nder i takoi Angel Di Marias, por kontributi i tij i përgjithshëm do të jetë përgjithmonë i padiskutueshëm.
Mënyra se si Messi e festoi triumfin, si në natën në stadiumin ikonik “Maracana” ashtu edhe në javët në vijim, e bëri të qartë se sa shumë do të thoshte për të.
Dhe prova të tjera për të mbështetur pikën e rëndësisë për Messin janë shfaqur në një shfaqje të re të Netflix që dokumenton fitoren e parë të Argjentinës në Kupën e Amerikës që nga viti 1993.
Në dokumentarin në fjalë, Messit i kërkohet të rishikojë pamjet e festimeve dhe ai thjesht nuk mundi t’i mbajë lotët.


 

Back to top button