Reagimi i Haradinajt pas arrestimit të Dardan Molliqajt
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte ka reaguar pas pas arrestimit të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ai ka theksuar se për të është pak e çuditshme çështja e arrestimit të Molliqajt.
“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë. Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për rritjen e shtrenjtimit të rrymë”, ka thënë Haradinaj në një emision televiziv.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është arrestuar sonte nga Policia e Kosovës. Ai është arrestuar derisa ishte duke shkuar në një emision televiziv.
Molliqaj është ndaluar nga disa pjesëtarë të policisë, të cilët e kanë futur në veturë.
Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës. Molliqaj kishte thënë në lidhje me incidentin se përgjegjësia i bie atij, porse ai ishte ofenduar me fjalë nga zyrtarët policorë./21Media