Reagimi i Rita Orës kur i shfaqet Dua Lipa

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo.

Dyshja mes tjerash u vunë edhe përpara një pyetësori për të përshkruar miqtë dhe kolegët e saj me një fjalë të vetme.

Mes tyre në ekran u shfaq edhe ylli tjetër shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, për të cilën Rita reagoi menjëherë.

“E bukur”, u shpreh autorja e “You & I” me të parë imazhin e Duas, ndërkohë Diplo tha: “shqiptare”, që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari.

Kujtojmë që ndonëse të dyja janë pjesë e industrisë më të madhe të muzikës në botë, Dua dhe Rita ndër vite janë komentuar për raportet e tyre.

Vajzat thuhet se nuk gëzojnë ndonjë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën dhe nuk janë parë bashkë në asnjë paraqitje.

Back to top button