Reagimi prekës i Mohamed Salah pas vdekjes së Diogo Jotës

Diogo Jota, futbollist 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, ka vdekur mëngjesin e së enjtes si pasojë e një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës.

Mohamed Salah ka reaguar me dhimbje dhe tronditje pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të bashkëlojtarit të tij te Liverpooli, Diogo Jotat, dhe vëllait të këtij të fundit, Andre Silva.

Reagimi i tij reflekton dhimbjen e një njeriu që ka humbur jo vetëm një bashkëlojtar, por një mik dhe pjesë të familjes së dytë që ndërtohet mes lojtarëve brenda një skuadre.

“Më kanë humbur vërtet fjalët. Deri dje, kurrë nuk mendoja se do të kishte diçka që do të më frikësonte të kthehesha në Liverpool pas pushimit. Shokët e ekipit vijnë e shkojnë por jo kështu. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të pranohet që Diogo nuk do të jetë atje kur të kthehemi. Mendimet e mia janë me gruan e tij, fëmijët e tij dhe sigurisht prindërit e tij që papritmas humbën fëmijët e tyre. Ata që janë afër Diogos dhe vëllait të tij Andre kanë nevojë për të gjithë mbështetjen që mund të marrin. Ata kurrë nuk do të harrohen”, ka shkruar Salah në rrjetin social Facebook.

Back to top button