Reagimi rus për ushtrinë e Kosovës

Moska vlerëson se formimi i ushtrisë mund të ketë pasoja serioze për sigurinë në Ballkan

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë vlerëson se “një hap i tillë mund të jetë shkelja më e rëndë direkte e Rezolutës 1244 e OKB-së”.

“Kjo është edhe një hap provokues dhe destabilizues pas vendosjes së taksës prej 100 ëprqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

“Ushtria mund të sjell pasoja të rënda jo vetëm për banorët serbë por edhe sigurinë e Ballkanit në tërësi”.

Nga Moska shpresojnë se forcat ndërkombëtare që janë në Kosovë do t’i përmbahen mandatin që kanë dhe një rast të “paralajmërimit të strukturave të tilla menjëherë do të marrin masa për neutralizimin e tyre dhe çarmatimin”

Sipas MPJ-së ruse, sponzoruesit e Prishtinës BE dhe SHBA duhet të bëjnë presion tek shqiptarët e Kosovës që të tërhiqen nga vendimet e tyre provokuese dhe t’i ndalin ato, raporton kp.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes tri ligjeve që pritet të miratohen në Kuvend më 14 dhjetor. Lidhur me këto synime, kreu i NATO-s ka tërhequr vërejtjen se nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë “NATO do të shqyrtojë angazhimin e saj rreth Kosovës”.

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze, nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Back to top button