Reagojnë gastronomët: Nuk pranojmë mbyllje pa kompensim financiar

 
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, ka paralajmëruar masa të reja kundër Covid-19 në ditët në vijim. Në mesin e këtyre masave është edhe kufizimi i lëvizjes dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, i cili ka thënë se nuk do të pranojnë këto masa pa u takuar edhe njëherë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë! Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Kllokoqi pranon se situata është e rënduar, por shtoi se mbyllja nuk është zgjedhje, madje ai ka shtuar se janë të kuptueshëmndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim.

“Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim! Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare!Terminet për vaksinim po vonohen, ma mirë me hap qendra vaksinimi se sa ashpërsim të masave”, ka shkruar ndër tjera Kllokoqi.
Sipas tij, nuk osht zgjidhje mbyllja e bizneseve por, zgjidhje është me dal me plan financiar./21Media
Back to top button