Reagojnë OJQ-të organizatore të ekspozitës në shesh

Organizatat që organizuan ekspozitën për masakra në Kosovë, në sheshin e Prishtinës, kanë reaguar pasi Fondi për të Drejtën Humanitare përgenjshtroi ato për të dhënat që kanë paraqitur për masakrat.
Admovere dhe Integra janë arsyetuar për termin që kanë përdorur në masakrën e Burgut të Dubravës se disa prej të vrarëve kanë qenë “të armatosur”.

Këto organizata barazojnë fjalën “të armatosur” me “ushtarë”. Në listën e përpiluar nga Fondi, të vrarët që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së para arrestimit janë listuar si “ushtarë” vetëm për të treguar statusin e tyre.

Por, këto organizata thonë se te Fondi këta persona figurojnë si “të armatosur/ushtarë”, derisa në këtë listë askund nuk gjendet fjala “i armatosur”.

“Sqarojmë se askund nuk kemi thënë që Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në momentin e vrasjes, 48 persona të vrarë në Burgun e Dubravës kanë qenë të armatosur e duke luftuar. As ne nuk nuk po themi që këta persona janë vrarë duke luftuar. Por, kemi thënë se në listën e Fondit për të Drejtën Humanitare, këta persona FIGUROJNË si të armatosur/ushtarë. Njëjtë thuhet edhe në listën e të vrarëve të Fondit për të Drejtën Humanitare”, thuhet në reagim.

 

Back to top button