Reagon Abdixhiku për votimin e diasporës: Sekti i Vetëvendosjes duan të manipulojnë

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku iu është përgjigjur reagimeve të anëtarëve të Vetëvendosjes pas vendimit të PZAP për votimin e diasporës.

Abdixhiku i ka quajtur këto reagime propagandë e mashtrim.

“Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë – siç dijnë vet ata. Mashtrimi u është bërë mendësi sot.

E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thejshtë.

Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan.

Pastaj provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante; pra jashtë ambasadave e konsullatave siç e thotë ligji. Votime në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll, nuk ka monitorim. PZAP, natyrisht, siç e thotë ligji, nuk e lejoj.

Dhe ja ku jemi sot:

Panik. Sulme. Ulërima. Histeri politike.”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Sipas tij mërgata kurrë me lehtë se ka pasur votimin se aktualisht.

“ Përveç se zgjedhjet janë në fundvit, kur secili mund të jetë në atdhe; secili bashkëatdhetar që nuk vie këndej, mund të votojë në konsulatë e ambasadë të Republikës; shtetit tonë. Mund dhe të votojnë edhe me postë; secili në emrin e vet, me fletvotim jo të printuar por të pranuar nga shteti i vet.

E di se do ta bëjnë.

LDK po punon secilën ditë me ta. Regjistrohuni e ejani e votoni masivisht në Kosovë. Ne jemi të qetë!

Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve.

Përse? Sepse e kanë kuptuar një të vërtetë të madhe:

Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon.

Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë.

Kosova po zgjohet.

Mërgata po rikthehet.

E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret.”, shkroi Abdixhiku./21Media

 

Back to top button