Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon Çitaku: Kurti Vuçiqin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte

Nënkyretarja e LDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se me homologun e tij nga Shqipëria do të takohet vetëm në mbledhjen e dy qeverive.

Çitaku këtë e ka quajtur marrëzi, duke thënë thënë se presidentin serb Aleksandër Vuçiq e takon pa kushte.

“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!
Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale.”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm të takohet me kryeministin e Shqipërisë, Edi Rama vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.

Ai në konferencë për media ka deklaruar se i ka kërkuar përmes kontakteve të drejtpërdrejta homologut të tij nga Shqipëria Edi Rama, meqenëse ai do të vijë në Kosovë që të mbahet gjatë këtyre dy ditëve mbledhja e dy qeverive./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button