Reagon Gjermania pas marrëveshjes Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë në kuadër të dialogut të Brukselit. Pas kësaj ka ardhur reagimi i Gjermanisë, ku sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Hebestreit, Gjermania i mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Urime kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës dhe Miroslav Lajčák! Siç ka nënvizuar kancelari Olaf Scholz gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon: Gjermania mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Hebestreit në Twitter./21Media

Back to top button