Reagon Hoti: Dështoi tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial . Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se pas këtij vendimi, dështon edhe tendenca e Kurtit dhe Osmanit për zgjedhjen e kryeprokurorit nga koalicioni i tyre

“Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues.Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Gjykata Kushtetuese për ta hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial, duke velrësuar se disa nene shkelin Kushtetutën e Kosovës.

Ky ligj u dërgua në Kushtetuese nga PDK dhe LDK në korrik të vitit të kaluar./21Media

Back to top button